
Ka përfunduar me rezultatin 1-1 pjesa e parë mes Teutës dhe Besëlidhjes, e vlefshme si miqësore. Kjo sfidë që po zhvillohet në stadiumin "Niko Dovana" ka qenë e luftuar nga të dy ekipet. Goli për skuadrën durrsake u realizua nga sulmuesi Rubin Hebaj që edhe një herë tregon se po kalon një formë të mrekullueshme.
Kuotat e tij për një pozicion titullari në sezonin e ri janë rritur ndjeshëm dhe në balotazh me Blerim Krasniqin duket më i favorizuari. Tashmë të dy ekipet u janë drejtuar dhomave të zhveshjes për t'u kthyer në fushë pas 15 minutash.
Poll