
Partizani ka mbyllut përgatitjet në kuadër të takimit që do të luajë ditën e mërkurë kundër Salzburgut. Të besuarit e Sormanit kanë zhvilluar seancën e fundit përgatitore dhe ditën e nesërme paradite priten të nisen drejt Austrisë.
"Skuadra i dha fund sot përgatitjeve në prag të takimit të kthimit ndaj Salsburg . Me seancën e zhvilluar në orën 20:00 në kompleksin sportiv " Tirana International" në Pezë ekipi ka përfunduar programin e stërvitor për ballafaqimin në trasfertën austriake. Të martën paradite ekipi do të udhëtoj drejt Salsburgut . Në orën 19:00 Trajneri Sormani do të dal në konferencën e programuar për shtyp, ndërsa në orën 19:30 ekipi do të kryej edhe stërvitjen zyrtare në stadiumin " Red Bull Arena Salsburg". Takimi Red Bull Salsburg - FK Partizani do të luhet të mërkurën datë 3 gusht ora 20:30", shkruhej në njoftimin zyrtar të Partizanit.
Takimi i parë është mbyllur në disfavor të Partizanit, me rezultatin e ngushtë 1-0. Megjithatë loja e treguar në fushën e lojës ka rritur shpresat për një rezultat pozitiv ditën e mërkurë, por ajo që do ta tregojë do të jetë fusha e blertë.