Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Mbrojtësi serb i Superiores: Tërmeti më nxorri nga krevati, kisha frikë për jetën time

Shkruar nga NEWSPORT
Mbrojtësi serb i Superiores: Tërmeti më nxorri nga krevati, kisha

Shqipëria po kalon momente të vështira, teksa një tërmet i fuqishëm shkaktoi dhjetra të vdekur dhe dëme të shumta materiale. Në shenjë solidarizimi, shumë vende, persona dhe ekipe të ndryshme kanë dhënë kontributin dhe mbështetjen e tyre për vendin tonë. Lidhur me këtë temë, ka folur edhe mbrojtësi serb i Laçit. Aleksandër Ignjatoviç ka folur për mediat serbe, duke treguar tmerrin e atyre sekondave.

"Kalova një natë të tmerrshme. Sapo ishim kthyer nga ndeshja me Partizanin dhe tërmeti ra në momentin më të keq. Ishte ora katër e mëngjesit dhe të gjithë ishim në gjumë, nuk po e kuptoja ç'ndodhte. Kisha dalë nga krevati i tmerruar. Dukej sikur isha në avion, turbulanca ishte e jashtëzakonshme. Kalova natën më të keqe në jetë".

"Muret e shumë ndërtesave janë dëmtuar në Tiranë dhe Durrës, por më e keqja është se ka viktima.Impakti ishte i madh dhe të gjithë dolën në rrugë. Laçi e ndërpreu stërvitjen dhe besoj se futbolli do të shtyhet. Uroj që askush në botë mos të kalojë momente të tilla", mbylli fjalën e tij për Blic Sport mbrojtësi Ignjatoviç.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga