
Luftëtari do të luaj në Kategorinë e Parë nga sezoni që vjen. Gjirokastritët nuk ia dolën të mbijetojnë në elitën e futbollit shqiptar, ndërsa nga ekipi pritet një eksod masiv. Të shumtë kanë qenë lojtarët që janë "divorcuar" në muajt e fundit, ndërsa edhe mbrojtësi Aurel Demo pritet të largohet.
Shkak për këtë është bërë ushtria që 22 vjeçari duhet të ndjekë në Greqi, pasi ka jetuar në shtetin fqinj. Lojtari ka bërë paraqitje të mira me fanellën bluzi, duke mbajtur edhe shiritin e kapitenit. Kujtojmë se për të pati interes nga Kukësi në merkaton e janarit, ndërsa ishte gjetur edhe marrëveshja mes palëve por gjithçka u prish nga Dhoma e Zgjidhjes së Konflikteve që e riktheu lojtarin te Luftëatri. Kështu, ekipi I drejtuar nga Novi duhet të bazojë forcat te lojtarët e rinj të talentuar.