
Ditën e premte dhe të shtunë në ambientet e Fedreatës Shqiptare të Futbollit janë zhvilluar seminar trajneues për arbitrat e Superiores dhe të Kategorisë së Parë.
Sikurse raportohet në faqen zyrtare të FSHF-së, vëzhguesit janë njohur edhe me problematikat që ka sjellë kampionati deri në këtë fazë të tij.
Gjithashtu në këtë periudhë do të zhvillohen edhe seminare teorike dhe testime fizike për të gjithë arbitrat e elitës dhe të Katëgorisë së Parë.
"Sektori i Arbitrimit pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka zhvilluar ditën e premte dhe të shtunë, 11-12 janar 2019, seminarin trajnues dimëror me vëzhguesit e Kategorisë Superiore dhe Kategorisë së Parë. Në këtë seminar vëzhguesit u njohën me problematikën e fazës së parë sidomos në ndeshjet në të cilat mungon transmetimi televiziv. Drejtuesi i sektorit, Sokol Jareci theksoi se vlerësimet e arbitravë gjatë fazës së parë kanë qenë objektive por ka akoma hapësira për përmirësim në raportet e tyre. Kjo periudhë po shfrytëzohet maksimalisht nga Sektori Arbitrimit për të zhvilluar seminare teorike dhe testime fizike për të gjithë arbitrat nga Kategoria Superiore deri te Kategoria e Tretë, në mënyrë që të jenë gati për pjesën e dytë të sezonit që rifillon më 23 Janar me ndeshjet e Kupës së Shqipërisë".