Kukësi ka mbyllur minifazën përgatitore në Turqi dhe është kthyer ditën e sotme në Shqipëri. Skuadra e Armando Cungut qendrojë rreth 20 ditë në tokën turke duke zhvilluar dhe 3 ndeshje miqësore. 1 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje ishte bilanci i kukësianëve në miqësoret e luajtura ku më së shumti spikati mesfushori Cyrbja i cili shënoi 3 gola në treja takimet si dhe blerja e re e janarit Vasil Shkurtaj arritit të gjente golin e parë me fanelën e Kukësit. Klubi me anë të një postimi në faqen e tyre zyrtare njoftojnë që skuadra ka mbërritur në Shqipëri dhe lojtarët do tu lihen dy ditë pushim për tu rikthyer më pas pregaititjeve për ndeshjen e parë zyrtare për këtë vit.
Njoftimi i Kukësit:
Ekipi ka mbërritur në Shqipëri🇦🇱
Gjatë qëndrimit në Antalia, qytet të cilin ekipi ynë prej vitesh përzgjedh të realizojë fazën përgatitore, skuadra jonë ka zhvilluar 3 ndeshje miqësore si dhe 20 seanca stërvitore.
Stafi teknik ka vendosur që, pas fazës përgatitore, skuadra të bëjë 2 ditë pushim.