Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Mazrekaj sherr me ndihmësin e trajnerit Sormani, zbulohet arsyeja e largimit drejt Kosovës

Shkruar nga NEWSPORT
Mazrekaj sherr me ndihmësin e trajnerit Sormani, zbulohet arsyeja e

Ditën e djeshme, newsport.al publikoi një foto të Mentor Mazrekajt teksa largohej drejt Kosovës, një foto në fakt që mesfushori i të kuqve e kishte postuar në rrjetet sociale ku lajmëronte udhëtimin drejt vendlindjes.

E çuditshme u duk që Mazrekaj të largohej nga kryeqyteti, ndërkohë që përgatitjet e skuadrës vijojnë me intensitet. Por shkaku u kësaj "arratisjeje" të radhës nga ana e lojtarit është debati i ashpër që Mazrekaj ka pasur me ndihmësin e trajnerit Sormani, Kristiano Xhanoti.

Ky i fundit nuk ka pranuar që Mazrekaj të përgatitej me ekipin e parë, ndërsa reagimi i mesfushorit ka qenë i ashpër, duke ngritur zërin dhe duke ofenduar përgatitësin atletik të ekipit.

Sherri është mbyllur brenda pak minutash, por ka dhënë efektin e vet: Mazrekaj ia ka "mbathur" në Kosovë, ndërsa klubi tashmë po përgatit penalitetin ndaj lojtarit.

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga