
Marcelo Troisi duket se e ka mbyllur me Flamurtarin. Trajneri brazilian me një të shkuar të gjatë në Shqipëri është larguar nga kuqezinjtë e Vlorës, duke firmosur me Turbinën e Cërrikut. Edhe pse ende nuk ka asgjë zyrtare, duket se Flamurtari dhe Troisi kanë shkëputur marrëdhëniet.
Lajmi që qarkullon së fundmi pritet të zyrtarizohet në orët në vijim, ndërsa braziliani ka marrë nga Flamurtari edhe Bruno Lipin. Mbrojtësi nuk ia doli të federohej me vlonjatët në janar prej problemeve të këtyre të fundit, ndërsa dje ka zyrtarizuar gjithçka me cërrikasit. Lipi ishte afrim I Troisit te Flamurtari dhe kalimi I tij te Turbina të bën të kuptosh se edhe Troisi është drejt kalimit te cërrikasit në Kategorinë e Parë.