
Rei Manaj, pak ditë më parë është dëmtuar në Spanjë, teksa skuadra e tij, Albacete luante ndaj Granadas. Gjatë lojës, sulmuesi ka pësuar një dëmtim shumë të rëndë. Ndërsa tashmë, pjesa më e vështirë ka kaluar dhe shtatlarti është rikthyer të flasë në një prononcim për mediat për atë moment, por edhe se dëshiron që shumë shpejtë të jetë në fushën e lojës me shokët e tij të skuadrës.
"Këtë pasdite unë pres që të kem një maskë gati, sepse nesër dua të stërvitem dhe të bashkohem më skuadrën për ndeshjen kundër Sporting Gijon. Kam marrë shumë mesazhe kurajoje nga tifozët e Albacetes, dëshira ime është që të luaj dhe të ndihmojë ekipin".
Gjithashtu, 21 vjeçari ka thënë se nuk i kujtohet fare ai moment, kurse për kundërshtarin që i shkaktoi goditjen ka thënë se ai duhet të ndihet i qetë, pasi këto janë gjëra që ndodhin në futboll.
"Kam hundën e thyer dhe kam vuajtur marrje mendësh në ditët e fundit. Nuk mbaj mend asgjë pas goditjes, kam parë videon e ndërhyrjes. Është një veprim i rastësishëm, gjëra që ndodhin në futboll. Lojtari i Granadës duhet të jetë i qetë", ka thwnw Manaj.