Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Me makinë llogaritëse në dorë për të bërë 40 pikë, por ja si mund të kombinohen rezultatet në Superligë për mbijetesën

Shkruar nga NEWSPORT
Me makinë llogaritëse në dorë për të

Laçi i vëndit të parafundit, më pas Tirana, Teuta, Flamurtari dhe Vllaznia janë skuadrat që rrezikojnë rënien në kategorinë e parë. Tre javë para fundit, situata në tabelën e klasifikimit është shumë e komplikuar. Askush nuk di të gjej skuadrën që do të zbresi një kategori më poshtë.

Për të shpëtuar duhen 40 pikë. Për të tentuar ndonjë ekuacion balotazhi që të shpëton nga pikët në përballjet direktë do të mjaftojnë 39.

Vllaznisë i duhet edhe 1 pikë, Flamurtarit i mjafton një fitore ose dy barazime ndaj Partizanit dhe Laçit për të marrë më pas edhe tre pikët ndaj Korabit dhe shpëtuar. Teutës i duhet një fitore dhe një barazim në transfertë ndërsa Tiranës i duhen pesë pikë e në fund Laçi që do me çdo kusht shtatë të tilla.

Në rast se do të barazohen me pikë, me 39, në varësi të ekipeve që do të grupohen Laçi është skuadra më e disfavorizuar. Në këtë moment, drejtuesit e pesë ekipeve kanë marrë në dorë makinën llogaritëse, një laps dhe letër dhe po numërojnë kombinimet, pikët dhe mundësitë. Askush nuk e ka gjetur ende zgjidhjen.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga