
Ekipi i Lushnjes arriti të fitonte në ndeshjen e fundjavës ndaj Orikut me rezultatin 2-0, duke shkuar në vend të parë me 2 pikë larg nga Apolonia dhe Devolli. Golat e ndeshjes u shënuan nga Ruço në minutën e 24 dhe Canka në të 52, të cilët e rikthyen Lushnjen në vendin e parë.
Megjithatë në klubin e Lushnjes, u vu re mungesa e kapitenit të saj, Fatjon Sefës. Dëmtimi i cili e mban larg fushave Sefën, ka bërë që tek Lushnja mos t'i gëzohen plotësisht kësaj fitoreje dhe mendjen ta mbajnë tek kapiteni i tyre.
"Në ndeshjen e fundit pavarsisht fitores u ndje mungesa e Kapiten Sefës.
Shpresojmë që "Ujku" të rikthehet sa më shpejt nga dëmtimi.
FORCA UJKU", shkruan klubi i Lushnjes për kapitenin Sefa.
Poll