Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Lushnja me një marsh më shumë, myzeqarët pretendentët kryesorë për një kategori më lart

Shkruar nga NEWSPORT
Lushnja me një marsh më shumë, myzeqarët pretendentët

Kategoria e Parë e futbollit luajti javën e tretë dhe surprizat nuk ishin të pakta. Ndeshja më surprizuese ishte ajo mes Lushnjës dhe Besës, për faktin se këto ekipe shihen si pretendente kryesore për t'u ngjitur një kategori më lart. Gjithë 90 minutëshi ishte surprizues, por më emocionues rezultoi shtesa, pasi verdhjeshilët do të gjenin golin e fitores. Ishte Canka, që në frymën e fundit do të barazonte ndeshjen dhe në shtesë Ibrahimllari do t'I siguronte tri pikë ekipit të tij.

Lushnja e këtij sezoni ndodhet e para pas tre takimesh. Saktësia është 100 përqind, tre ndeshje dhe tre fitore. Lojtar kyç për këtë situatë është edhe Mikel Canka, i rikthyer këtë sezon në shtëpi pas një sezoni të kaluar te Egnatia. Canka ka rezultuar vendimtar në këtë sezon, pasi ka shënuar pesë gola. Bashkë me veteranin Sefa, formojnë dyshen më të frikshme të sulmit në këtë kategori.

Lushnjën nuk e zgjënjejnë as shifrat. Golavarazhi +9 dhe një ekip me veteran që janë mbështetja kryesore për teknikun Gjyla, në ecurinë dhe kapjen e objektivit sezonal. Lushnjarët shohin Superligën në fund të sezonit. Duke qënë se gjatë këtyre tri javëve kampionat kanë mposhtur dy pretendentët direkt për titull (Apoloninë dhe Besën), fillimi duket i mbarë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga