Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

LUSHNJA fiton miqësoren, prurjet e reja nuk bindin trajneri GJYLA

Shkruar nga NEWSPORT
LUSHNJA fiton miqësoren, prurjet e reja nuk bindin trajneri GJYLA

Lushnja ia doli të mposhtë dje Butrintin në Sarandë me rezultatin 0-2. Një gol në secilën pjesë ka bërë që ekipi i drejtuar nga Ilir Gjyla të mbyllë me sukses fazën përgatitore që zhvilloi prej 10 ditësh në Sarandë. Ka qenë blerja më e re Brunild Pepa që ka kaluar në avantazh lushnjarët në të 27 minutë, duke i hapur rrugë suksesit të verdhjeshilëve.

Trajneri i lushnjarëve ka aktivizuar nga starti i takimit edhe blerjet e reja, duke i alternuar gjatë ndeshjes me lojtarët që kanë qenë në ekip. Pjesa e dytë do të niste me golin e Bazes në minutën e 51, për të vulosur fitoren e lagunarëve. Pas ndeshjes trajneri Gjyla është shprehur i kënaqur me përgatitjet, duke theksuar se jo të gjitha afrrimet e fundit e kanë kaluar klasën, gjë që pritet të sjellë lëvizje në ditët e ardhshme. Katër afrime bëri Lushnja këtë merkato, me emra të tillë si: Pepa, Branica, Lundraxhiu, Nako.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga