Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Luks i jashtëzakonshëm dhe atmosferë pozitive para derbit, presidenti Halili bën gjithçka për TIRANËN

Shkruar nga NEWSPORT

Tirana do të luajë ditën e nesër sfidën e radhës në kampionat ndaj Partizanit. Një ndeshje derbi që është shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat pasi askush nuk dëshiron të humbas. Bardheblutë nuk kanë fituar prej 5 vitesh ndaj Partizanit dhe ditën e nesërme kërkon të thyejë këtë hegjemoni. Ditën e somte Tirana ka zbritur në "Selman Stermasi" për t'i dhënë dorën e fundit pregatitjeve për derbin.

Pas përfundimit të seancës stërvitore, lojtarët dhe stafi teknik janë grumbulluar në "Hotel Hilton Garden Inn",  në kryeqytet. Një nga hotelet më të rinj në Tiranë dhe me standartet më të larta dhe dukshëm shumë lukzos në mënyrë që stafi dhe lojtarët të jenë sa më komod. Edhe në sfidën ndaj Kukësit e gjithë skuadra ishte akomoduar në këtë hotel. Edhe njëherë tjetër presidenti Halili tregon që nuk është kursyer aspak për skuadrën duke i akomoduar në një nga hotelet më të mirë në Tiranën.

Kujtojmë që ndeshja Tirana-Partizani do të luhet ditën e nesëme në orën 19:00 në "Selman Stermasi", për javën e 6-të të Kategorisë Superiore.

Hotel Hilton.
Lojtarë e Tiranës javën e kaluar në "Hotelin Hilton Garden Inn".
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga