
Kjo javë e futbollit do të kompletohet me sfidat e javës së katërt në Kategorinë e Dytë. Me fillim në orën 14:00, do të luhen sot tetë sfida për të dy grupet. Në grupin A, Sopoti do të presë Vorën ndërsa Tirana B do të udhëtojë në transfertë për t'u përballur me Klosin.
Grupi B rezervon plot 5 takime. Në Berat, vendasit do të presin Maliqin për të treguar se do të luftojnë për një vend në kategorinë e parë. Delvina pret Memaliajn, ndërsa Butrinti udhëton drejt Kuçovës. Interesant pritet dueli mes Skraparit dhe Këlcyrës.
Kalendari i plotë, e diel 20/10/2019
Kategoria e Dytë, grupi A / java 4/ 14:00
Internacional Tirana - Kamza
Sopoti - Vora
Klosi - Tirana B
Kategoria e Dytë, grupi B / java 4 / 14:00
Tomori - Maliqi
Skrapari - Këlcyra
Delvina - Memaliaj
Tepelena - Përmeti
Naftëtari - Butrinti