
Devolli do të presë të shtunë në orën 14:00 Gramozin, për derbin e Prefekturës së Korçës. Dueli vlen për javën e tretë të Kategorisë së Dytë, grupi B. Gjatë verës, me Devollin u bashkuan nga Gramozi dy qendërmbrojtësit, Geri Gjoni dhe Eni Mydini.
Dy kolonjarët do të sfidojnë në fundjavë Gramozin, ekip ku mësuan hapat e para me topin. Gramozi prej disa sezonesh ndodhet në pozita jo komode në Kategorinë e Dytë, ndërsa Devolli u rikthye këtë sezon sërish aty pasi u rrëzua nga Kategoria e Parë. Derbi I Prefekturës pritet me interes,, pasi dy skuadrat mbajnë vendin e pestë dhe të shtatë, me devollinjtë që kanë një pikë më shumë.
Poll