
Trajneri i Luftëtarit Gentian Mezani ndodhet në dilemë për të qëndruar ose jo në Gjirokastër. Tekniku vlonjat nuk po arrin të kryejë të plotë fazën përgatitore për pjesën e dytë të sezonit pasi klubi vendosi që faza të mos kryhej në Greqi, por në Gjirokastër. Moti i ftohtë e ka bërë thuajse të pamundur zhvillimin e përgatitjeve në stadiumin e Luftëtarit.
"Supersport" bën me dije se vetëm gjysma e lojtarëve kanë mundur t'i bashkohen skuadrës për periudhën para nisjes së pjesës së dytë të edicionit dhe për më tepër Mezani po shqyrton mundësinë për ta mbyllur tani kapitullin me Luftëtarin.
Përveç klimës së pafavorshme atmosferike për zhvillimin e përgatitjeve, krizës financiare, Luftëtari ndodhet në presion psikologjik pasi UEFA komunikoi para disa ditësh nisjen e hetimeve për dy takimet e Europa League me Ventspilsin të luajtura në muajin korrik të vitit të kaluar.