
Luftëtari ka luajtur ditën e sotme një ndeshje miqësore përballë Butrintit që militon në Kategorinë e Dytë. Skuadra e drejtuar nga Neritan Novi është mundur në mënyrë surprizë me rezultatin 1-3 duke treguar se ka “harruar” të fitojë edhe në ndeshje miqësore.
Golin e vetëm për skuadrën gjirokastrite e shënoi sulmuesi Oshafi në pjesën e dytë. Luftëtari do të ketë një ndeshje të vështirë ditën e mërkurë ndaj Kukësit në transfertë. Shanset për mbijetesë për bluzinjtë janë të pakëta pasi ndodhen në vendin e 9-të me 14 pikë.
Poll