
Ekipi i Luftëtarit pas kthimit nga Turqi, ku zhvillo fazën përgatitore, është rikthyer në Gjirokastër, ku po zhvillon përgatitjet e fundit për fillimin e pjesës së mbetur të kampionatit. Dje, ekipi nën drejtimin e trajnerit ka zhvilluar stërvitjen e radhës, pavarsisht kushteve jo të qëndrueshme atmosferike.
Deri më tani janë zyrtarizuar dy afrime, Eri Lamçja dhe Vangjel Zguro, ndërkohë që pritet dhe zyrtarizimi i radhës. Bëhet fjalë sulmuesin Pedro Bengui, që pritet t'i bashkohet skuadrës në formë huazimi.
Drejtuesit e klubit janë në kërkim dhe të një tjetër mesfushori, që me shumë mundësi do të jetë i huaj, por ende nuk është zbuluar emri i futbollistit.
Poll