Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Luftë" për çdo kundërshtari, premtimi i madh i LAÇIT: Aty deri në pikën e fundit të gjakut

Shkruar nga NEWSPORT

Laçi do të luajë të shtunën kundër Apolonisë në transfertë, ndeshje e vlefshme për javën e 32-të të Superiores. Skuadra kurbinase e drejtuar nga trajneri Shpëtim Duro ndodhet vetëm 4 pikë larg vendit të parë, Partizanit.

Bardhezinjtë shpresojnë te ëndrra e madhe, titullin kampion. Dhe për të karikuar lojtarët ka menduar vetë klubi kurbinas duke postuar një foto të ekipit në kanalin zyrtar gjatë një seance stërvitore. Ata i shpallin "luftë" çdo kundërshtari teksa premtojnë për tifozët se do të japin maksimumin deri në fund.

"Gati për sprintin final, pesë ndeshje larg ëndrrës së madhe. Nuk dorëzohemi për asnjë moment dhe luftojmë së bashku deri në pikën e fundit të gjakut", shkruhet në faqen zyrtare të Laçit.

Kujtojmë që ndeshja Apolonia - Laçi është programuar të zhvillohet të shtunën në orën 16:00, në stadiumin "Loni Papuçiu" të Fierit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga