
Kukësi vijon përgatitjet për ndeshjen e radhës që do të luhet në kampionat ndaj Tiranës. Pas tërmetit të ndodhur mëngjesin e 26 nëntorit, skuadra nuk u stërvit prej dy ditësh pasi të gjithë kanë qenë të shokur nga ajo që ka ndodhur. Njëri prej tyre ka qenë mbrojtësi Kitanovski I cili është larguar nga Kukësi pasi ndodhet ende I traumatizuar nga ajo që ndodhi dhe nuk e ka mendjen te futbolli në këto momente. Një gjë e tillë është konfirmuar nga drejtori i klubit Nderim Nexhipi në një prononcim për "Supersport".
"Kitanovksi ishte këtu në Tiranë kur ra tërmeti së bashku me gruan e tij. U traumatizua nga tërmeti dhe vijon ende të jetë në gjendje të tillë. Është larguar nga Kukësi që pas tërmetit dhe ndodhet në qytetin e tij në Manastrirë. Kam folur me të këto ditë dhe ai nuk e ka mendje fare te futbolli në këto momente. Të shikojmë se çfarë do të bëjmë në ditët në vazhdim", u shpreh Nderim Nexhipi.