
Ndeshja Bylis-Tirana është në rrezik për t’u zhvilluar. Kjo për shkak se ditën e djeshme futbollisti i Bylisit, Qardaku ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Pas këtij lajmi drejtuesit e klubit ballshiot kanë bërë testet për të gjithë lojtarët e tjerë dhe të gjithë kanë rezultuar negative nga testet.
Përfaqësuesi I Institutit në zonës e Mallakastrës është shprehur se kjo ndeshje nuk duhet të luhet pasi është në shkelje të rregullores. Nga stadiumi “Adush Muça”, në Ballsh, gazetari I Supersport, Elvis Rexha është shprehur se kjo ndeshje është në rrezik.
“Përfaqësuesi I Institutit të zonës së Mallakastrës është shprehur se është shkelur rregullorja dhe për këtë arsye ndeshja nuk duhet të luhet. Delegati Besnik Çelaj ka kërkuar që të respektohet marrëveshja e arritur me Ministrinë e Shëndetësisë. Duhet pritur 14 ditë për të parë nëse lojtarët janë të infektuar apo jo edhe pse testet kanë dalë negative të lojtarëve të Bylisit”.