Trajneri i Bylis ka folur për humbjen e pësuar ndaj Kukësit, duke vlerësuar lojën e të tijve në rastet e krijuara. Gjithashtu Dovendan në mikrofonin e “Gol pas Goli” ka kritikuar lojtarët e huaj që Bylis ka në organikë, duke theksuar se nuk janë në nivelin e lojrtarëve shqiptar.
Ntephe u dëmtua apo u zëvendësua si korrigjim?
Nuk është akoma në formën optimale pasi po gabonte shumë me pasimet. Kukësi shkoi dy herë në portë dhe na ndëshkoi. Ne kishim 12 raste dhe pa rezultat. Kundërshtari përfitoi nga ne. Guindo barazoi dhe ekipi u kthye në fushë.
I kënaqur me zëvendësimet?
Jam i pakënaqur me lojtarët që hynë në fuushë, duke lënë për të dëshiruar në fazën ofensive.
Si do e zgjidhni pjesën e sulmit ?
Kemi bërë tre afrime të huaja për difernecën, por s’po na ndihmojnë duke mos qenë as në nivelin e vendasve. Do shohim për t’u përmirësuar