Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Lojtarët janë në rrugën e mbarë", Skënderbeu me "syzet" e Ahmatajt: Kam lënë një grup në rritje, gjërat do...

Shkruar nga NEWSPORT
"Lojtarët janë në rrugën e mbarë",

Jul Ahmataj ishte i ftuar në Ora Sport në RTV Ora. Ish trajneri i Skënderbeut është i lumtur për fitoren e korçarëve sot, 1-0 ndaj Partizanit. Ai shprehet se lojtarët janë në rrugën e mbarë, me objektivin kryesor që është mbijetesa.

"Isha në stadium, e pashë ndeshjen. Sa herë më jepet mundësia e ndjek sepse aty kam lënë një grup që me sportistë që janë në rritje. Janë një grup futbollistësh që po kalojnë adoleshencën sportive, e cila kalon nga mosha 18 deri në 23 vjeç.

Pas kësaj moshe krijohet edhe profile i futbollistit, se çfarë niveli do të kapë.Këta sportistë janë në rrugën e mbarë. Nuk janë rishtaz në Kategorinë Superiore, tashmë bëhen 8 muaj që janë pjesë e Kategorisë Superiore. Në fillim ishte prezantimi me Kategorinë Superiore dhe situata ishte pak e rënduar. Tani gjërat vijnë duke u përmirësuar. Pra, janë lojtarë që po kalojnë një adoleshencë të mirë dhe ndoshta do ikin lart.

Jam i gëzuar që fituan sepse kjo jep shpresë për vazhdimësinë por nëse do të ketë vetëkënaqësi nuk jep asgjë.  Sepse ndeshjet vijnë shumë shpejt" - tha ai.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga