
Rexhinaldo Faite vijon i qetë pushimet në Mozambik. Teksa Dinamo ka nisur përgatitjet për sezonin e ri, sulmuesi afrikan nuk po bindet të kthehet në Shqipëri. Ai ka edhe 1 vit kontratë me kryeqytetasit dhe është në planet e stafit teknik.
Nga ana tjetër vetë lojtari pretendon se nuk ka një marrëveshje me 18 herë kampionët e vendit. Pritet me interes të shihet se çdo të ndodhë, teksa Rexhinaldo s'është i pari që ka refuzuar rikthimin te dinamovitët.
32-vjeçari u afrua te Dinamo në merkaton e dimrit. Pritshmëritë për të ishin të mëdha, por fusha e blertë tregoi se ishte jashtë formës. U aktivizua në 17 ndeshje, 10 prej të cilave i nisi nga minuta e parë. Gjatë kësaj periudhe nuk arriti të shënojë asnjë gol.