
Kupa e Shqipërisë
Tirana - Flamurtari 0 - 0
Tirana: Abibi, Kërçiku, Turtulli, Hoxhallari, Imami, Karabeci, Maveje, Greca, Halili, Hasani, Ngoo
Flamurtari: Koliçi, Pollozhani, Kotobelli, Musta, Malaj, Deliu, Useini, Batha, Siljanovski, Torasa, Bushiç
Komenti minutë pas minute:
25' Loja rinis përsëri, por është thuajse e pamundur për të luajtur futboll. Loja ndërpritet për momentin dhe mbetet për t'u parë. Si fillim do të pritet 20 minuta dhe më pas do të merret një vendim final, nëse ndeshja do të shtyhet për një tjetër datë. Ndeshja mes Tiranës dhe Flamurtarit është shtyrë për ditn e nesërme në orën 13:00.
20' Flamurtari fiton një goditje dënimi, por loja ndërpritet ngaqë terreni është i rënduar nga reshjet e shiut, megjithatë arbitri thotë që loja duhet të vazhdojë.
10' Penallti për Tiranën. Edon Hasani gjuan, por Koliçi pret penalltinë.
5' Agustin Torasa fiton faull për Flamurtarin. Batha tenton gjuajtjen, por nuk sjell asnjë rrezik për bardheblutë.
1' Starton ndeshja, topin e parë e shkelmon skuadra e Flamurtarit