
Laçi luan me Podgorica nesër në 20:30. Sfida e transfertës për kurbinasit vlen për ndeshjen e parë të Conference League, me UEFA që ka bërë publike listën e lojtarëve që bardhezinjtë do kenë gati për aventurën europiane.
Pjesë e listës është edhe sulmuesi 23 vjeçar, Renato Ziko. I lindur në Kretë (Chania), sulmuesi ka luajtur për disa sezone në Greqi, teksa në 2018 ka qenë pjesë e Skënderbeut. Ziko më pas ka vijuar karrierën edhe në Norvegji, për t'u rikthyer sërish në Superligë me Laçin.
Bie në sy se listës i mungon sulmuesi Harmon, që ka marrë minuta në sezonin e shkuar.
Lista:
Portierët: Alen Sherri, Mario Dajsinani
Mbrojtësit: Aleksandar Ignjatovic, Bashkim Velija, Marko Roganovic, Rudolf Turkaj, Renato Malota
Mesfushorët: Iljasa Zulfiu, Arbër Deliu, Arbër Bytyqi, Regi Lushkja, Julian Shehu, Klinti Qato, Ardit Deliu, Lucas Ramos
Sulmuesit: Fatmir Prengaj, Renato Ziko, Saliou Guindo, Mentor Mazrekaj, Dejan Zarubica