Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

LISTA/ 13 futbollistët më të shtrenjtë të SUPERLIGËS, çfarë rritje për Dejvi BREGUN...

Shkruar nga NEWSPORT

Dejvi Bregu kryeson listën me 13 futbollistët më të shtrenjtë të Superligës shqiptare. Nisur nga paraqitjet në sezonin e fundit, "Transfermarkt" ka bërë publike shifrat e lojtarëve të Superligës shqiptare. Rritje të konsiderueshme ka pësuar Dejvi Bregu, golashënuesi më i mirë në elitë me 16 realizime dhe fitues i kampionatit me Teutën.

450 mijë euro është vlera e vlonjatit në treg, ndërsa kontrata e tij me durrsakët ka përfunduar dhe pritet të largohet nga Shqipëria pas ndeshjeve europiane. Rritje edhe për Jasir Asanin që mban vendin e dytë me 425 mijë euro, teksa Idriz Batha vlerësohet me 400 mijë euro. Rritje edhe për Çinarin, Lorenco Vilën dhe Marsel Ismajlgecin. Me 350 mijë euro vlerësohet kartoni i kapitenit të Vllaznisë, Erdenis Gurishta, ndërsa këtë shifër kap edhe Albion Marku i Laçit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga