Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Lika: Erzeni është një nga skuadrat më të forta në grup, ja dalim me këta lojtarë që kemi

Shkruar nga NEWSPORT
Lika: Erzeni është një nga skuadrat më të forta në

Kategoria e Parë rikthehet këtë javë për gjysmën e dytë të sezonit. Në Grupin A, Vllaznia është kandidati kryesor për t'u ngjitur në Superligë sezonin e ardhshëm. Sfida e radhës për shkodranët është ndaj Erzenit që gjithashtu pretendon Kategorinë Superiore. Në koferencën para ndeshjes ka folur trajneri Lika, i cili foli për sfidën ndaj Erzenit, merkaton dhe objektivat e klubit.

Sfida e radhës? "E kemi vlerësuar maksimalisht këtë ndeshje dhe do hyjmë në fushë me objektivin e vetëm për të marrë maksimumin prej saj. Erzeni është një nga ekipet më të mira të grupit tonë dhe kuptohet ka edhe ai pretendimet e veta, megjithatë edhe ne kemi tonat. Nuk e konsiderojmë një takim përcaktues për të ardhmen e Vllazninë, ndoshta më shumë është përcaktues për Erzenin".

Merkato? "Kemi marrë dy lojtarë gjatë kësaj periudhe, një me përvojë siç është Kruja dhe një tjetër, një element të ri nga Nigeria i cili është vëzhguar nga drejtuesit e klubit dhe shpresoj të na shërbejë për të ardhmen".

Objektivat e skuadrës? "Skuadra është e plotësuar dhe besoj se do ia dalim të arrijmë objektivin që kemi me kontingjentin aktual të futbollistëve".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga