
Legia e Varshavës humbje dje 3-1 në Europa League me Leicester në Angli. Tej paraqitjes jo të mirë edhe në Evropë, për kampionët në fuqi të Polonisë shqetëson gjendja e Ernest Muçit. Sulmuesi shqiptar la fushën I dëmtuar në minutat shtesë të ndeshjes që e kishte nisur si titullar.
Duke mos pasur më zëvendësime në dispozicion, Legia për disa minuta mbeti me 10 lojtarë në fushë. Tanimë gjendja e sulmuesit shqetëson te Legia, me shqiptarin që do bëjë më shumë teste të specializuara. Në fillim lëndimi u duk si një ndrydhje kyçi, teksa do jenë analizat që do e vërtetojnë nëse lëndimi është serioz ose jo.
Poll