William Corderio ndërpreu bashkëpunimin me Partizanin. Futbollisti brazilian dhe Klubi e panë të arsyeshme të ndajnë rrugët, teksa minutat për 27 vjeçarin ishin të pakta. Ai ka bërë një postim sot në rrjetet sociale, ku duket në Aeroportin Nënë Tereza dhe shkruan: Falenderimet e mia për këtë vend.
Corderio do rikthehet në vendin e tij, në Brazil. Ish lojtari i të kuqve nuk e ka vendosur akoma për të ardhmen e tij, teksa më parë ka qënë pjesë e skuadrave si Figuirence, CRB, apo edhe Ooeste, në Brazil. Mundësitë janë të shumta, ndërsa për të mësuar diçka, do na duhet të presim.

Galeria fotografike ()
Poll