Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

VENDI

Lajmi i kobshëm për ndarjen nga jeta të Fatmir Frashërit, FFK i bën homazh: Futbolli shqiptar humbi një legjendë

Shkruar nga NEWSPORT
Lajmi i kobshëm për ndarjen nga jeta të Fatmir Frashërit,

Lajmi i kobshëm për ndarjen nga jeta të Fatmir Frashërit ka mbërritur dhe në Kosovë. Ka qenë  pikërisht  kreu i FFK-së, Agim Ademi ai që në emër të saj ka dashur t'i shpreh ngushëllimet FSHF-së ,klubit të Tiranës dhe familjes Frashëri.

Në letrën e dërguar presidenti i federatës kosovare të futbollit shpreh konsideratën e tij më të lartë për Frashërin si legjendë e futbollit mbarëhqiptar dhe gjithashtu ngushëllon të gjithë të afërmit për një njeri që ka lënë gjurë në futbollin shqiptar. Kujtojmë se legjenda bardheblu u nda nga jeta pas një beteje me një sëmundje të rëndë në moshën 79- vjeçare.

All - Paragraf - 3

Letra e ngushëllimit nga FFK-ja

Letër ngushëllimi për familjen Frashëri, KF "Tirana" dhe FSHF-në           

Prishtinë, 19 korrik 2019

E nderuara familje e Fatmir Frashërit!

Të nderuar drejtues dhe dashamirë të KF "Tirana"

I nderuari president Armand Duka dhe anëtarë të FSHF-së

Me dhimbje të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të legjendës së futbollit shqiptar, Fatmir Frashëri, andaj në këto momente të vështira për ju, më lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së, klubeve dhe të gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë, të ju shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta për humbjen e njeriut që i dha shumë klubit Tirana, Kombëtares dhe futbollit shqiptar në përgjithësi.

Fatmir Frashëri ka lënë gjurmë të mëdha si futbollist në periudhën 1950-1970, derisa më pas kontributin e tij e dha edhe si trajner dhe president klubi, prandaj vepra e tij do të nderohet jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë e trojet tjera shqiptare.

Familja e humbi njeriun më të dashur, derisa futbolli shqiptar humbi një legjendë, i cili gjithmonë do të kujtohet si i tillë.

U prehtë në paqe shpirti i tij!

Tags:

VENDI

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga