
Mentor Mazrekaj do të vishet i kuq. Burime të afërta pranë lojtarit bëjnë me dije për newsport.al që mesfushori kosovar pritet t'i bashkohet ditët në vijim skuadrës së kuqe. Për momentin Mazrekaj ndodhet në Gjermani, por brenda javës së ardhshme ai mund të kthehet në Tiranë.
"Mentor Mazrekaj akoma nuk ka shkuar te Partizani. Punë ditësh do të rikthehet. Ai ka biseduar me presidentin dhe çdo gjë është në rregull. Ai nuk mund të marrë pjesë në Champions League pasi nuk ka kryer fazë përgatitore, ndaj dhe kthimi i tij po vonon. Por do të shkojë të stërvitet për të qenë i gatshëm për sezonin e ri", deklaruan burime të afërta pranë lojtarit.
Mentor Mazrekaj ishte një ndër lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës së Partizanit sezonin e shkuar. Megjithatë ai pësoi një dëmtim në kavilje që e ka mbajtur shumë gjatë jashtë fushave të lojës. Tashmë pritet rikthimi i tij në skuadrën e kuqe.