Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

LAJMI I FUNDIT/ Trajneri i SKËNDERBEUT mesazh Ardian TAKAJT: Duhet të ulemi të bisedojmë

Shkruar nga NEWSPORT
LAJMI I FUNDIT/ Trajneri i SKËNDERBEUT mesazh Ardian TAKAJT: Duhet të

Ka përfunduar me fitoren minimale të miqve ndeshja mes Skëndërbeut dhe Vllaznisë (0-1), e vlefshme për javën e 15 të Kategorisë Superiore. Një "perlë" e Shtubinës në minutën e 66 i jep tri pikë të arta djemve të Jonuz, që e shohin veten në kuotën e 22 pikëve. Për Skënderbeun kjo është humbja e dytë radhazi, çka komplikon pozitat e klubit në klasifikim. Për mikrofonin e SuperSport ka folur trajneri i Skënderbeut, me Ilir Dajën që i ka kërkuar përforcime klubit. Në fjalën e tij pas ndeshjes, trajneri ka theksuar se problemet me dënimin në Europë ndikojnë në skuadër.

Ka penalizuar protesta gjatë javës?

Loja e sotme ishte shumë e dobët duke mos shfrytëzuar rastet që kishim. Dita e protestës nuk ka lidhje sepse u rikuperua shpejtë. Dua ta shoh gotën jo ghysmë bosh. Sot kishim mungesa për shkak dëmtimesh, shto këtu edhe Ditën. Dëmtimi i Ndecky na detyroi të spostonnim Dajën në krah. Pësojmë gola shumë të lehtë, të evitueshëm. Nëse nuk ragojmë këto dy ndeshje që vijnë, do e kemi të vështirë në vijim.

Ekip fillon nga portieri dhe dy qendrat e mbrojtjes. Ne nuk kishim mundësi për shkak të zgjedhjeve të limituara. Kemi probleme në mbrojte por duhet të jemi më fanatikë që i gjithë ekipi të mbrojë. Unë nuk shmang përgjegjësitë e mija por kjo është situata.

Keni nevojë për merkato ?

Duhet të ulemi të flasim për vazhdimësinë sepse do kemi probleme në vijim. Ajo që e vështirëson situatën është gjendja me dënimin nga FIFA, sepse rëndon në morivimin e ekipit. Mungesa e lojtarëve në rolet natyrale e vështirëson punën. Me kontigjentin që kemi dhe me disa përforcime duhet të tregojmë ekipin që pret qyteti i Korçës.

Ka interes nga Tirana për ju?

E vërteta është se nuk kam asnjë lloj kontakti, duke qenë se jam trajneri i Skënderbeut.

Mund të luftojë Skënderbeu për më lart?

Duhet të mbarojmë këto dy ndeshje. Me Luftëtarin do e kemi të vështirë sepse jemi në gjendje të vështirë edhe psikologjike. Duhet të ulemi që të flasim sepse na duhen përforcime.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga