
Pas fitores 3-2 ndaj Kamzës, ka folur për mediat dhe futbollisti i Skënderbeut, Gjergj Muzaka. Lojtari tha për Supersport se ai është shumë i lumtur që Tirana është kthyer në Superiore.
"Kamza na vuri në vështirësi, besoj se sot na ndihmoi dhe fati. Dy golat e shpjetë na qetësuan më shumë seç duhet, prandaj ra dhe rendimenti i lojës.
Luaj në qendër më shumë, pasi në krah luajnë edhe lojtarë të tjerë. Ndoshta ngaqë fitova dhe eksperiencë në këtë pozicion.
Më bëhet qefi për Tiranën, jam shumë i lumtur që u kthye në Superiore."
Poll