
Sot, Vllaznia do të luajë kundër Flamurtarit, ndeshje e vlefshme për javën e 27-të të Superiores. Ky takim do të zhvillohet në orën 17:00 në stadiumin e Vlorës. Para rinisjes së takimit, u është matur temperatura gjithë futbollistëve, ndërsa 6 lojtarë të shkodranëve e kanë pasur temperaturën 37.5 gradë celcius.
Paniku ka qenë i pranishëm dhe fillimisht është vënë në dyshim zhvillimi i takimit. Por, lojtarët janë justifikuar duke deklaruar se kanë qenë temperaturat e nxehta. Pas disa minutash atyre u është matur sërish temperatura, ku çdo gjë ka rezultuar brenda normave.
Poll