
Sot, Laçi ka zyrtarizuar dy lojtarët e radhës për këtë merkato të dimrit. Bëhet fjalë për Ansi Nikën dhe Erjon Vucajn, të cilët ishin pjesë e Tiranës në dy fazat e para. Por, drejtuesit kurbinas duket që nuk do të ndalen së përforcuari skuadrën.
Burime për newsport.al bëjnë me dije që Ardit Hoxhaj pritet të mbërrijë në rradhët e Laçit. Sulmuesi i Skënderbeut do të mbërrijë te kurbinasit në formë huazimi deri në fund të kampionatit. Hapësirat e pakta në formacionin korçar, kanë detyruar drejtuesit bardhekuq ta huazojnë në Laç, në mënyrë që të ketë më shumë minuta në këmbët e tij.
[gallery columns="1" size="full" ids="72348"]
Poll