Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Lajmi i fundit/ Komisioni i Disiplinës vendos për javën e 30-të, ndëshkohet Laçi, nuk shpëton as Kukësi

Shkruar nga NEWSPORT
Lajmi i fundit/ Komisioni i Disiplinës vendos për javën e

Komisioni i Disiplinës është mbledhur ditën e sotme, teksa ka analizuar dosjet e arkivuara për javën e 30-të të Superiores, por edhe për kategoritë inferiore. Pas analizës së bërë është marrë vendim që të ndëshkohet klubi i Laçit me gjobë dhe gjithashtu Kukësi U-17 humbet ndeshjen në tavolinë.  Ndërkohë vendimet e marra vijojnë si më poshtë:

1.KF “Laçi”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) Lekë dhe paralajmërohet se në rast përsëritje do të përshkallëzohen masat disiplinore.

2.KF “Shënkolli” për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur gurë e sende të tjera brenda rrethimit të fushës dhe dështim në përmbushjen e përgjegjësive duke mos garantuar sigurinë, në bazë të nenit 66/3/a) të KDS, dënohet me zhvillimin e 2 (dy) ndeshjeve pa spektatorë në stadiumin përkatës.

3.Lojtari i KF “Shenkolli”, Ilir Çaushi për lojë të rëndë ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/1/b)

të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

4.Lojtari i KF “Besa”, Issiaga Camara për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/1.b) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

5.Lojtari i KF “Laci” U-19, Kevin Dodaj, për protesta me fjalë ofenduese ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, bazuar në nenin 56/1.a) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

6.Lojtari i KF “Shkendia TR” U-19, Erjon Kratellaripër protesta me fjalë ofenduese ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, bazuar në nenin 56/1.a) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

7.Lojtari i KF “Kamza” U-19 Hergi Xhaja, për protesta me fjalë ofenduese ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, bazuar në nenin 56/1.a) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

8.KF “Kukesi” U-17, për mos paraqitje në ndeshje me KF “Laci” U-17, bazuar në nenin 55 të KDS , humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0.

9.KF “Brians” U-17, për mos paraqitje në ndeshje me KF “Laci” U-17, bazuar në nenin 55 të KDS , humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0.

10.Mospranimin e kërkeses se lojtarit të KF “Erzeni”, Haxhi Kacmoli, si ta bazuar në nenin 33/2 të KDS.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga