
Vllaznia ka bërë një kërkesë zyrtare në FSHF, pranë drejtorisë së Policisë Shkodër dhe pranë klubit të Tiranës për të mos lejuar tifozë bardheblu të shtunën në “Loro Boriçi”. Pavarësisht kësaj kërkese, tifozët e Tiranës do të lejohen në stadium.
Rregullorja lejon bardheblutë të kenë me vete tifozët dhe Vllaznia është e detyruar të hapë sektorin mik duke i dhënë Tiranës jo më pak se 5 përqind të kapacitetit të stadiumit.
800 vënde i takojnë tifozerisë mike në takimin e të shtunës, aty ku Vllaznia dhe Tirana do të diskutojnë mes tyre biletën për një tjetër vit në Superligë.
Poll