Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

LAJMI I FUNDIT/ Gjoka flet pas humbjes: Ja pse i pësuam golat, do e kalojmë këtë situatë të vështirë

Shkruar nga NEWSPORT
LAJMI I FUNDIT/ Gjoka flet pas humbjes: Ja pse i pësuam golat, do e

Pas humbjes me Teutën në shifrat 2-0 foli trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka. Tekniku u duk i pakënaqur nga rezultati dhe kërkon reagimin në ndeshjet e rradhës.

Gjoka: "Ishte një ndeshje që na penalizon. Rruga ka qenë, është dhe do jetë e vështirë. Nëse do ishim më fantikë te detyrat mbrojtëse, flas te golat mund të kishim marrë diçka më tepër. Por sot nuk ishte dita jonë. Futa gjithë sulmuesit sepse nuk kisha çfarë humbisja. Tani të mendojmë shpejt si të rikuperojmë në ndeshjet e rradhës".

"Deri te goli i parë po menaxhonim mirë. Ai gol i pësuar ndikoi te ekipi ndërsa goli i dytë na preu komplet. Por kemi kaluar edhe situata më të vështira dhe besoj se do i kalojmë sërish pavarësisht vështirësive. Kishin disa raste Sukaj dhe Ribaj ku mund të godisnin, por goli i pësuar ndikoi shumë edhe në ecurinë tonë të lojës. Të gjithë e dinin rëndësinë e kësaj ndeshjeje, por ka edhe ditë kur lojtarët nuk janë në ditën e tyre. Ne duhet të bëjmë mirë në ndeshjet brenda dhe kampionati vazhdon që të jetë i fortë."

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga