Fitorja në shifrat 4-0 kundër Partizanit duket se ka gëzuar të gjithë te ekipi i Kukësit. Këtu nuk bën përjashtim as Safet Gjici. Numri një i kuksianëve, një person shumë i lidhur me futbollin dhe një pasionat duket se e ka shijuar në maksiumum këtë sukses kundër 15 herë kampionëve të Shqipërisë.
Në faqen e tij zyrtare ai shkruan: ” Ekipi ynë siguroi sot vendin e dytë në Kampionatin shqiptar, duke lënë Partizanin 9 pikë pas. Historia e takimit u mbyll që në pjesën e parë, ku #Kukësi shënoi tre herë brenda 45 minutave. Me këtë rezultat, ekipi ynë shënon takimin e katërt me fitore. #Kukësi është skuadra e parë që i shënon Partizanit, pasi të kuqtë kryeqytetas nuk pësonin gol prej pesë takimesh. #Kukësi ynë nuk ndalet me kaq. Objektivat janë të qarta, Titullin #Kampion dhe #KupëneShqipërisë”
Duket se tashmë Gjici lëshon edhe në njëfarë mënyre edhe sfidën ekipit të Skënderbeut ku synon për më lart se kaq.