
Supersfida ndërmjet Partizanit dhe Tiranës do të luhet ditën e nesërme në orën 19:00 në stadiumin "Elbasan Arena". Burime për newsport.al bëjnë me dije që janë shitur rreth 5 mijë bileta deri ditën e sotme për këtë derbi. Një shifër relativisht e vogël, në krahasim me atë që pritej. Megjithatë sportelet do të jenë të hapura edhe nesër. Bardheblutë mund t'i gjejnë biletat deri në orën 13:00 në sportelet e stadiumit "Selman Stërmasi", më pas do të mund t'i marrin në "Elbasan Arena". Ndërkohë që për Partizanin do të vijojë shitja e tyre në sportelet në "Elbasan Arena".
Kujtojmë që kapaciteti i stadiumit "Elbasan Arena" është 12600 vende. Kështu që akoma nuk është mbushur gjysma e këtij impianti.
Poll