Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Lajmi i BUKUR në kryeqytet, Skënder GEGA zbret në fushë me... ëmbëlsira

Shkruar nga NEWSPORT
Lajmi i BUKUR në kryeqytet, Skënder GEGA zbret në fushë


Asesi s'mund të kishte lajm më të bukur për futbollin shqiptar se sa rikthimi i Skënder Gegës në krye të pankinës së Kukësit. Ditën e djeshme, trajneri i njohur u kthye nga Turqia duke fituar luftën me virusin "COVID-19".

Pas një beteje të gjatë, Gega ka qenë sot i pranishëm në seancën e radhës stërvitore të ekipit të tij. Para nisjes së përgatitjeve, ai ka mbledhur skuadrën ku i ka falënderuar për punën e bërë përgjatë këtyre ditëve që nuk ka qenë i pranishëm. Siç e do zakoni, pas çdo lajmi të bukur, Gega ka menduar edhe për ëmbëlsirat duke qerasur ekipin dhe pjesën tjetër të stafit teknik.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga