
Komisioni i Apelit pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka zbardhur vendimet, për çështjet të cilat ishin ankimuar pranë këtij organi. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në facebook, bëhej me dije:
"KOMISIONI I APELIT VENDOS:
- Lënien në fuqi të vendimit nr. 12 datë 21.04.2017 të Komisionit të Disiplinës pranë FSHF me këtë ndryshim: Dënimin e lojtarit të KF “Domosdova” Ardit Facja me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti për dhunë ndaj zyrtarit të ndeshjes.
- Lënien në fuqi të vendimit nr. 12 datë 21.04.2017 të Komisionit të Disiplinës pranë FSHF me këtë ndryshim: Dënimin e lojtarit të KF “Domosdova” Erjon Duka me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti për dhunë ndaj zyrtarit të ndeshjes.
- Lënien në fuqi të vendimit nr. 15 datë 15.05.2017 (pika 10) të Komisionit të Disiplinës pranë FSHF, rrëzimin e kërkeses së KS "Besëlidhja", Lezhë".
Poll