Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Lajmi i fundit/ UEFA bllokon "Loro Boriçin", rrezikohen ndeshjet e Kombëtares

Shkruar nga NEWSPORT
Lajmi i fundit/ UEFA bllokon "Loro Boriçin", rrezikohen

"Loro Boriçi" dukej i mrekullueshëm atë mbrëmje ku kuqezinjtë e De Biazit zhvilluan ndeshjen miqësore me Marokun. Megjithatë mësohet se jashtë stadiumit ka një problem të madh për sa i përket parkingjeve dhe UEFA nuk do të lejojë të luhen ndeshje në të ardhmen nëse nuk do të zgjidhet ky problem. Bëhet fjalë për 150 vende parkimi që institucioni më i lartë i futbollit ka kërkuar që të licensohet stadiumi, pasi për momentin janë vetëm 100 vende aktuale. Për ndeshjen me Marokun, FSHF-ja kishte rezervuar disa vende parkimi në një ambient privat për të plotësuar numrin e vendosur nga UEFA.

Pjesa tjetër ku është planifikuar të  bëhet ky parking ndodhet te shtëpitë që janë ngjitur me stadiumin, ku banorët e tyre nuk janë dakord për vlerën e shpronësimit që u është ofruar. Tashmë pritet të ndiqet me interes se si do të rregullohet ky problem, pasi në këtë mënyrë Kombëtarja kuqezi rrezikon të mos luajë me Spanjën pas një muaji në "Loro Boriçi", por është e detyruar të rikthehet në "Elbasan Arena".

Tags:

VENDI

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga