Tirana është duke zhvilluar seancën e fundit stërvitore përpara takimit që do të luhet nesër kundër Luftëtarit.
Bardheblutë nën drejtimin e trajnerit Mirel Josa janë duke u përgatitur në stadiumin “Selman Stërmasi”.
Stafi teknik i skuadrës kryeqtetase ka vendosur që kjo seancë të zhvillohet me dyer të mbyllura. Në stadiumin “Selman Stërmasi” nuk është lejuar asnjë ‘i huaj’, përfshi gazetarët apo edhe tifozë që zakonisht ndjekin seancat stërvitore të Tiranës.
Një vendim ky i marrë nga stafi teknik i bardhebluve për të punuar të qetë për sfidën delikate kundër Luftëtarit dhe pse jo për të mos lejuar ndonjë hyrje të kundërshtarëve që mund të zbulojë më shumë se ç’duhet nga skemat e Tiranës që do të aplikojë sot në stërvitje, Mirel Josa.
Pas përfundimit të seancës stërvitore, ekipi i Tiranës do të nisë grumbullimin.