Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Lajmi i fundit/ Tirana nis përgatitjet në Antalia, klubi bardheblu konfirmon mungesën e 3 lojtarëve

Shkruar nga NEWSPORT
Lajmi i fundit/ Tirana nis përgatitjet në Antalia, klubi bardheblu

Pas mbërritjes në Antalia dhe akomodimit në hotel, skuadra e Tiranës ka nisur tashmë seancën stërvitore të planifikuar nga stafi teknik. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, klubi bardheblu bën me dije që nesër do të nisin përgatitjet me ngarkesë të lartë. Gjithashtu 3 lojtarë nuk i janë bashkuar skuadrës për fazën përgatitore. Bëhet fjalë për Ansi Nikën, Gjergji Muzakën dhe Erjon Vucajn. Edhe pse nuk janë zyrtarizuar si të larguar, gjasat janë që të 3 lojtarët të kenë mbyllur bashkëpunimin me 24 herë kampionët e vendit.

" Tirana ka nisur ditet pergatitore ne Antalya. Bardheblute pasdite kane zhvilluar nje seance atletike nderkohe qe neser nisin ditet me ngarkese te larte. Udhetimi drejt Antalyas ka shkuar mjaft mire edhe pse kushtet e motit nuk kane qene te favorshme ne Turqi. Me ekipin do te bashkohen Afrim Taku, Ilion Lika, Merveil, Moise dhe Olsi Teqja. Gjithashtu jane projektuar edhe perforcimet e kerkuara nga stafi teknik.

Me ekipin nuk jane bashkuar ne faze pergatitore Ansi Nika, Gjergji Muzaka dhe Erjon Vucaj.

Gjendja e skuadres eshte mjaft e mire nderkohe qe kushtet optimale ne resortin ku bardheblute jane grumbulluar do te mundesojne pergatitjet e duhura per pjesen e dyte te sezonit", shkruhet në njoftimin e Tiranës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga