Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Lajmi i fundit/ Tirana "ngec" në ndeshjen e parë të Kupës, e ndëshkon ish-sulmuesi

Shkruar nga NEWSPORT
Lajmi i fundit/ Tirana "ngec" në ndeshjen e parë të

Sopoti-Tirana 1-1

Shënues: Çota 87' (11-m) / G. Lika 44'

Sopoti: Beshiri, Sulejmanaj, Bishaj, Sykaj, Pashaj, Muçollari, Bakiu, Polisi, Mitraj, Kaloshi, Çota

Trajner: Alpin Gallo

Tirana: Bakaj, Deliaj, Turtulli, Muça, Domgjoni, Karabeci, Vucaj, Romuald, Peçi, G. Lika, Halili

Trajner: Ilir Daja

Tirana ka barazuar në sfidën e parë të Kupës së Shqipërisë. Bardheblutë nuk kanë shkuar më shumë se rezultati 1-1 kundër Sopotit. Për Tiranën shënoi Gilman Lika në minutën e 44-t, ndërsa për librazhdasit barazoi Çota në minutën e 87-të me 11-metërsh.

Edhe pse kryeqytetasit duhet të ishin udhëtues në këtë përballje, Sopoti ka kërkuar që ndeshja e parë, ashtu si edhe ajo e kthimit të luhet në "Selman Stërmasi" për shkak të mungesës së një stadiumi ku mund të zhvillonin këtë përballje.

Në këtë sfidë, trajneri Ilir Daja iu dha mundësinë disa prej lojtarëve që nuk kanë pasur shumë hapësira në këtë fillim sezoni, por edhe futbollistëve që janë kthyer së fundmi nga dëmtimet.

Kështu, Gilman Lika rikthehet në formacion për Tiranën, pas dëmtimit që pësoi në fazën përgatitore në Serbi, duke shënuar edhe golin e vetëm të takimit për bardheblutë kundër Sopotit.

Gjithashtu edhe Deliaj e Peçi janë rikthyer në dispozicion të trajnerit Daja, duke u rikuperuar tashmë plotësisht nga dëmtimet, ndërsa sot kanë zhvilluar një paraqitje pozitive duke e nisur si titullarë.

Domgjoni e Turtulli u aktivizuan nga minuta e parë në repartin e prapavijës. Halili u hodh si titullar në repartin e sulmit, ndërsa Vucaj, pas dy ndeshjeve në stol, kundër Sopotit u preferua në formacionin bazë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga