Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Lajmi i fundit/ Tirana fton tifozët dhe ka një njoftim për finalen me Luftëtarin

Shkruar nga NEWSPORT
Lajmi i fundit/ Tirana fton tifozët dhe ka një njoftim për

Tirana ka publikuar vetëm para pak momentesh një njoftim për ndeshjen e parafundit të kampionatit. Bardheblutë kanë vendosur sërish të hapin dyert e tribunës karshi falas për tifozët bardheblu duke i ftuar të mos mungojnë në “Selman Stermasi”. Ndeshja përballë gjirokastritëve duhet fituar me çdo kusht për të besuar tek mbijetesa dhe për këtë motiv, skuadra ka nevojë për mbështetje.

“Dalin nesër në shitje biletat për ndeshjen Tirana–Luftëtari, takim që do të luhët nesër në orën 17:30, në stadiumin "Selman Stërmasi". Hyrja me biletë është e vlefshme vetëm për sektorët A/B/C/H, ndërsa hyrja në tribunën karshi, D/E/F/G do të jetë e lirë. Klubi ka vendosur të mundësojë sërish hyrjen falas për të gjithë tifozët bardheblu vetëm në këto sektorë të stadiumit “Selman Stërmasi”. Ejani në stadium, të përkrahim skuadrën në një ndeshje që duhet fituar me çdo kusht”

Çmimet e biletave

Tribuna A/B – 500 lekë

Tribuna C – 300 lekë

Tribuna H (tifozët miq) – 300 lekë

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga