
Tirana dhe Flamurtari kanë mbërritur sot në Antalia për të zhvilluar një mini-fazë përgatitore. Skuadra kryeqytetase dhe ajo vlonjate kanë ndarë të njëjtin avion ku janë nisur nga Rinasi në orën 5:00 të mëngjesit.
Por, burime për newsport.al bëjnë me dije që me të mbërritur në Stamboll, lojtarët e të dy ekipeve janë detyruar të presin rreth 1 orë për shkak të kushteve shumë të vështira atmosferike.
Madje bëhet me dije që disa udhëtime ishin anulluar, por fati ka qenë me skuadrat shqiptare pasi, pas pritjes 1 orëshe , ata janë nisur drejt Antalias, ku janë akomoduar në hotelet respektive. Nga fotot e mëposhtme të sjella për newsport.al shihen kushtet e vështira atmosferike në Stamboll, ku dëbora është mjaft e dendur.
[gallery columns="1" size="full" ids="71426,71428"]